Deklarata Matilda Makoçit, ish-bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama në favor të tij, ka ngjallur interes të madh tek opinioni publik, por nga ana tjetër ka shkaktuar edhe reagime nga mediat pranë PD-së, të cilat kanë shkuar deri aty sa kanë vënë në dyshim prononcimin e saj për gazetën Shqiptarja.com.
Për shkak të interesit të lart publik, por edhe për të hedhur poshtë këto dyshime, që shkuan deri në sulme ndaj gazetës Shqiptarja.com e Report Tv, publikojmë sot një pjesë audio të prononcimit të saj për gazetën shqiptarja.com. Në fakt gazetarët që punojnë për gazetat print jo gjithmonë regjistrojnë me pamje intervistat e tyre.
“Më vjen mirë që më përmendët Edin. Më vjen shumë mirë që më përmendët një shok shkolle, dhe është një shok i dashur i të gjithëve. Edhe sot që është kryeministër është një njeri i afërt për të gjithë dhe gëzohem për sukseset që ka, porse djali që kemi ndihmon për të qenë një miqësi e sinqertë dhe pa shqetësime”.
Kjo ishte një pjesë e deklaratës së Matilda Makoçit e cila është marrë në versionin audio. Por edhe gjatë bisedës me gazetarët ajo ka përmendur disa herë ish-bashkëshortin dhe djalin e saj, si dhe ka vënë në pah dëshirën për të pasur sërish një rol në teatër.
Gazetarët e medias print për arsye kujtese i regjistrojnë me diktofon në audio intervistat apo bisedat që realizojnë. ma.me