Driton Kuka do të përfitojë nga 800 euro në muaj duke filluar nga data 1 tetor e këtij viti
Kështu ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i cili u takua me trajnerin e Majlinda Kelmendit.
MKRS, në bazë të Rregullores nr. 14/2013 për Mbështetje të Përhershme Financiare të Sportistëve, i ka ndarë vendimin për njohjen e të drejtës së mbështetjes të përhershme financiare trajnerit të xhudos, Driton Kuka, i cili do të përfitojë nga 800 euro në muaj, duke filluar nga data 1 tetor e këtij viti, përcjell Gazeta Express. (b.an)