Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se Asociacioni i komunave serbe do të themelohet, ndërkaq sa i përket demarkacionit, Qeveria është e bindur që është ruajtur territori i Kosovës dhe nuk është humbur asnjë metër katror, përkundër asaj që opozita thotë se po humbim territor.
Ai në seminarit “Rose Roth” të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka thënë se ndalja e të këqijave nga shkatërrimi j luftës, kthimi i të dëbuarve dhe mbrojtja e dinjitetit ndaj atyre që janë masakruar gjatë luftës e arsyeton në mënyre të plot ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.
Mustafa u ndal edhe te terrorizmi, duke thënë se edhe Kosova nuk a qenë imun ndaj njerëzve që janë bashkuar në fronte të ndryshme të luftës jashtë vendit, referon Koha. (b.an)