Frank de Boer pas humbjes nga Atalanta tha se në pjesë e parë nuk e njihte skuadrën e tij
Interi ka shkuar në katër ndeshje pa fitore në Serie A. Zi Kaltrit u mposhtën 2:1 nga Atalanta e Etrit Berishës në xhiron e nëntë të Serie A dhe për këtë humbje Frank de Boer ia lë fajin lojtarëve, i cili tha se në pjesën e parë ‘nuk luajti Interi i tij’, përcjell Gazeta Express.
“Na duhet një fitore për të rritur moralin. Në pjesën e parë nuk ishte Interi im ai. Në pjesën e dytë dominuam ne. Ky është Interi që dua ta shoh”, deklaroi De Boer. (b.an)