Ekspertët e politikës së jashtme në Moskë kanë paralajmëruar se Rusia dhe Perëndimi janë drejtuar drejt një ngecje e cila është e rrezikshme, duke e krahasuar atë me krizën e raketave kubane.
Duke iu referuar kësaj, gazeta britanike ”The Telegraph”, shkruan se jemi në gjendjen ku Vladimir Putin sfidon hegjemoninë ndërkombëtare amerikane.
“Nëse ne flasim për fundin e Luftës së Ftohtë, ne jemi aktualisht diku në mes të ngritjes së Murit të Berlinit dhe krizën kubane të raketave”, tha Gen Evgeny Buzhinsky, ish-kreu i ministrisë ruse të departamentit ndërkombëtar.
“Me fjalë të tjera, jemi në prag të luftës, por pa mekanizma për menaxhimin e konfrontimit”, shtoi ai.Ministria e Jashtme ruse të shtunën ka akuzuar administratën e Obamës për përpjekje në “shkatërrimin përfundimtar të marrëdhënieve me Rusinë”.
Sergei Ryabkov, zëvendësministër i huaj, nga ana tjetër, lë të nënkuptohet se Moska do të hakmerret, nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë me sanksione të reja kundër Rusisë në përgjigje të bombardimit të Aleppo, citohet Koha. (b.an)