Në Unionin Kristiandemokrat e Kristiansocial po rritet presioni ndaj kancelares Angela Merkel për të rikandiduar sërish për një mandat të ri në zgjedhjet e ardhshme për Bundestagun, 2017.
“Kjo është dëshira e shumicës, që Angela Merkel të jetë kandidate edhe për një mandat të ri”, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Peter Tauber për median, Funke MEdiengruppe, të shtunën (22.10). Ai po ashtu ka besim se Merkel do ta respektojë këtë dëshirë të partisë.
Edhe Manfred Weber, zëvendëskryetar i partisë kristiansociale, CSU, partia e unionit, shpesh në kurs konfrontues me Merkelin për shkak të politikës ndaj refugjatëve, është shprehur për revistën “Spiegel” se pret që Merkel të kandidojë edhe për një mandat të katërt.
“Angela Merkel është kandidatja jonë”.
Politikani kristiansocial shprehet se “ai dëshiron që ky konfirmim të vijë sa më shpejt”. Nëse Merkel kandidon edhe njëherë, ajo e ka mbështetjen e partisë simotër, CSU, ka thënë Weber, përgatiti “DW”. (b.an)