Sot shënohet 145-vjetori i lindjes së poetit dhe klerikut At Gjergj Fishta.Edhe kjo ditëlindje e ka gjetur banesën ku ka jetuar Fishta si një gërmadhë të vërtetë. Njëra pjesë e murit ka nisur të shembet, ndërsa çatia po shkon drejt shkatërrimit të plotë.Historiani dhe studiuesi Paulin Zefi e quan kriminale dhe antishqiptare neglizhencën e Ministrisë së Kulturës e cila nuk po i hap rrugë projektit për restaurimin e shtëpisë së At Gjergj Fishtës.Edhe pasardhës të Fishtës dhe banorë të zonës e konsiderojnë të pafalshme harresën që po i bëhet figurës së Fishtës.
Pak kohë më parë u vetëofruan disa donatorë për restaurimin e shtëpisë së Fishtës, por projektit të tyre nuk i hapi rrugë Ministria e Kulturës për investim, duke e argumentuar me faktin se kanë mangësi.
Në këto kushte shtëpia ku ka jetuar homeri At Gjergj Fishta rrezikon seriozisht ekzistencën e saj, pasi çdo ditë e më shumë po shkon drejt degradimit.
Asnjë veprimtari përkujtimore apo aktivitet artistik nuk u organizua në fshatin e tij të lindjes dhe as në qytetin e Lezhës në nderim të kësaj figure emblematike të kombit shqiptar./report tv/a.k