Një prift sicilian dhe një ushtar janë arrestuar me akuzat e abuzimit seksual, të cilat ata i kanë kryer me mashtrimin e “shërimit” shpirtëror, raportuan mediat italiane.
Dyshja, me bazë në Palermo, kanë përdorur pretekstin se viktimat do të çliroheshin nga demonët, dhe kështu kanë abuzuar me gratë dhe me fëmijët.
Të arrestuarit sipas mediave quhen Salvatore Anello, 59 vjec, prift dhe Salvatore Muratore, 52 vjec, i cili ka punuar për ushtrinë italiane në Palermo.
Këta thuhet se i kanë bindur ‘viktimat’ e tyre se ishin të pushtuar nga frymërat e liga, shpirtrat e kqëinj, para kryerjes së një “lutje shërimi’. Ata shkonin në shtëpitë e ‘viktimave dhe në mënyrë të përsëritur i preknin në organet gjenitale, raportojnë mediat italiane.
Ushtari mendohet të ketë abuzuar me të paktën katër gra dhe një vajzë, ndërsa prifti është akuzuar se ka abuzuar me dy gra dhe tre të mitur.
Sipas La Stampa, prokurori Giorgia Righi tha se Muratore, shfrytëzonte ‘viktimat’ që ishin në një gjendje të brishtësi psikologjike.
Ushtria e Palermos e ka pezulluar menjëherë të arrestuarin.
Panorama/d.i.