Policia e Shkodrës ka arrestuar njërin nga tre personat e shpallur në kërkim për sasinë e 50 kg kanabis dhe armëve që u sekuestruan në datë 21.10.2016.
Pllumb Shpati 47 vjeç banues në Shkodër u vendos në pranga nga policia një ditë pasi u shpall në kërkim.
47 vjeçari së bashku me dy persona të tjerë në bashkëpunim akuzohen për posedimin e 50 kg kanabis, 250 bimë në proces tharje dhe 2 armë zjarri automatike.
Droga dhe armët u gjetën në banesën e Pllumb Shpatit, ndërsa dy të tjerët që janë në kërkim akuzohen për bashkëpunim.
Ndërsa në banesën e tij në fshatin Megulle pas arrestimit u gjetën dhe u sekuestruan 39 kg kanabis, një automatik dhe 30 fishekë.