Ky është horoskopi për ditën e diel, 23 tetor 2016. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Muajt e fundit kanë qenë të vështirë për të lindurit e kësaj shenje dhe ende e mbartni shqetësimin e asaj periudhe. Nuk është e lehtë të gjendet shkaku i stresit, dhe kjo është një nga arsyet pse reagoni keq ndaj të tjerëve, qoftë në punë apo në familje. Në dashuri përfitoni nga dita e pushimit për të sqaruar disa gjëra.
Demi
Parashikohet që të keni sukses në punë ose në një provë të cilës do i nënshtroheni. E diela do të jetë e mbushur me ndjenja të forta. Kush është vetëm, gjatë kësaj dite pritet të ketë takime fatlume. Bëni kujdes ndaj disa tensioneve që mund të lindin me shenjën e Ujorit dhe Akrepit.
Binjakët
Do të keni mbështetjen e yjeve në krahun tuaj. Mund të ndiheni disi të lodhur dhe me mungesë besimi, por jo për këtë arsye duhet të përfshiheni nga pesimizmi. Nëse keni stimujt e duhur do arrini të jepni më të mirën tuaj, kështu që mos reshtni së kërkuari horizonte të reja. Në dashuri do të përjetoni emocione të bukura. Mundohuni që të shmangni polemikat.
Gaforrja
Kjo nuk është një periudhë e mirë për të lindurit e kësaj shenje, sidomos për shkak të disa problemeve të papritura. Në shtëpi mund të keni të papritura, si punë shtesë të cilat do kërkojnë ndërhyrjen e ekspertit. Pavarësisht vështirësive mos u dorëzoni. Bëni kujdes në dashuri, ku kohëve të fundit keni pasur shumë ulje- ngritje.
Luani
Dashuria dhe pasioni luajnë një rol shumë të rëndësishëm në jetën tuaj, por nuk është e lehtë që të përjetoni gjithmonë vetëm emocione pozitive. Shumë shpesh e gjeni veten të lidhur me një të kaluar apo me një person të cilin e keni vështirë që t’a harroni. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të reaguar dhe për të gjetur më në fund mënyrën e duhur për të zhbllokuar jetën tuaj.
Virgjëresha
Në sferën profesionale do të keni rezultate të mira. Kush punon me kontratë, mund të ketë rezultate përtej parashikimit. Në këtë moment nuk duhet të nënvlerësoni një propozim interesant. Çdo rast është i mirë për të pasuruar eksperiencën në të ardhmen. Në dashuri bëni më shumë kujdes, sidomos nëse keni kaluar një zhgënjim në të kaluarën.
Peshorja
Mënyra juaj e reagimit përballë vështirësive do të varet shumë nga ndikimi i yjeve. Nëse keni përballë shenja të zjarrit dhe tokës, do jeni më kurajoz. Ndërsa nëse keni të bëni me të lindur të shenjës së ajrit dhe ujit, atëherë mund të jeni më pak të drejtpërdrejtë. Gjatë kësaj të diele do të kaloni momente të kënaqshme.
Akrepi
Jeni të fortë, pasionantë dhe të dobishëm. Keni kartat e duhura për të fituar dhe për këtë arsye rezultatet pritet të jenë të mira. Në punë keni kaluar një periudhë të vështirë, por fatmirësisht do keni mundësi të realizoni synimet tuaja. Në dashuri favorizohen lidhjet e krijuara prej pak kohësh të cilat janë të destinuara të bëhen shumë të rëndësishme.
Shigjetari
Do të përjetoni një rilindje të madhe dhe pasi keni prekur fundin, do arrini të ringriheni. Jeni një shenjë fitimtare, ku pavarësisht vështirësive arrin të marrësh gjithmonë më shumë se më parë. Nuk përjashtohet që të ndiheni ndryshe nga më parë, pasi jeni të vetëdijshëm për gabimet tuaja.
Bricjapi
Po kaloni një periudhë të fortë stresi. Për të marrë atë që dëshironi, duhet të përpiqeni në maksimum. Nuk është e lehtë arritja e synimeve sidomos kohëve të fundit. Mundohuni të stabilizoni një konfrontim që keni pasur me dikë tjetër për shkak të mendimeve ndryshe.
Ujori
Në dashuri mund të vendosni të bëni zgjedhje të rëndësishme. Kjo është një periudhë shumë e bukur për ndjenjat. Bashkëjetesa, martesa ose planifikimi i fëmijëve mund të ndryshojë tërësisht jetën tuaj, ndaj bëni zgjedhjet e duhura. Në këtë të diel mundohuni të qetësoheni pasi gjatë javës keni pasur shumë ngarkesë.
Peshqit
Në lidhjen e dashurisë do të ketë zhvillime interesante. Ata që janë vetëm mund të kenë takime speciale. Ndërsa kush ka kaluar një periudhë krize, tashmë do jetë gati për t’ia rinisur. Kush ka në krah një partnerë, është koha që t’i tregojë se sa vlen. E diela do të jetë një ditë shumë pozitive dhe intriguese.