Snajperi në foto, është arma me të cilën u ekzekutua efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha më 24 Qershor në Lazarat. Arma e zjarrit tip “Dragunov” është një armë e kalibrit dhe preçizionit mjaft të lartë nga distanca të mëdha.
Ky snajper është një prodhim rus dhe është armë gjysmëautomatike dhe është prodhuar për herë të parë në vitin 1963.
Sipas hetimeve, dyshohet se grupi kriminal të ketë qëlluar nga një pylli mbi Lazarat, në drejtim të automjetit të policisë, në momentin që ai ka hyrë në fshatin rebel.