Policia ka zbuluar ditën e sotme një tjetër magazinë kanabisi, kësaj here në Memaliaj. Plot 370 kg kanabis në proces tharjeje janë zbuluar në këtë magazinë në fshatin Kamçisht. Policia ka shpallur në kërkim dy persona, që kishin nën pronësi magazinën. Ata janë K.M. dhe F.M. Dy shtetasit e lartpërmendur në momentin që ka ndërhyrë policia nuk ndodheshin në banesë. Policia po punon për kapjen e autoreve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.