Ndërsa një ditë më parë britanikët jepnin alarmin se po vinin rusët, sot kanë vendosur të tallen me Putinin. “Daily Mail” ka thumbuar rusët për anijen kryesore, që ishte aeroplanmbajtësja “Admiral Kuznetsov”, e cila dje kaloi Kanalin Anglez për të mbërritur pranë brigjeve siriane.
Sipas “Daily Mail”, flora ruse është e ndryshkur, që “lëshon tym dhe që ka mbetur si relike nga koha sovjetike”. Në fakt, aeroplanmbajtësja ruse “Admiral Kuznetsov” nuk lundron kurrë larg nga “porti-shtëpi” në Severomorsk, dhe nuk del asnjëherë pa rimorkiatorin e nevojshëm, pasi ka vazhdimisht probleme. Ajo është ndërtuar që në kohën e “Luftës së Ftohtë” dhe është krenaria ruse.