Në Lazarat, 67,3 për qind e familjeve ka të paktën një makinë. Ky është rezultati i dalë nga një studimi i ekspertëve evropianë, mbi bazën e censusit 2011.
Përqindja e familjeve lazaratase që kanë të paktën një makinë në oborrin e tyre është shumë mbi mesataren në rang vendi, që është 24,8 për qind.
Por jo të gjithë i përdorin makinat për punë, pra një pjesë janë makina luksi.
Kështu, transporti për në punë me makinë dhe me motoçikletë arrin në 47,6 për qind, kur Shqipëria e ka mesataren 24,6 për qind.
Duke analizuar shifrat e transportit për në punë, del se me autobus, minibus, tren dhe taksi udhëtojnë 16.25 për qind e popullsisë së komunës.
Kjo përqindje del nga raporti i numrit të personave që shkojnë në vendin e punës me autobus, mikrobus, tren ose taksi, ndaj numrit gjithsej të personave që punojnë në një vend fiks larg shtëpisë në Shqipëri, atyre që nuk kanë një vend pune fiks në Shqipëri dhe atyre që punojnë jashtë shtetit.