Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme në flagrancë 2 persona ku iu ka sekuestruar 23.2 kg kanabis sativa dhe 50 fara bimë narkotike kanabis.
Të arrestuarit janë Lavdimir Kapaj, 41 vjeç, banues në Povelçë dhe Mikel Isaj, 21 vjeç, banues në fshatin Qafë Gjashtë, Sarandë.
Arrestimi i 41-vjeçarit erdhi pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën dhe sekuestruan 23.2 kg kanabis sativa dhe dy armë zjarri automatik model 56 me 2 krehëra me nga 30 fishekë.
Ndërsa 21-vjeçari u arrestua në vendin e quajtur “Kryqëzimi i rrepeve Fier”, duke udhëtuar me mjetin autoveturë tip “BENZ”, me targë VL3848B, ku pas kontrollit të policisë iu gjëtën 50 fara kanabis sativa dhe 8 fishekë.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se mjeti autoveturë tip “BENZ”, me targë VL 3848 B, dyshohet si automjet i vjedhur dhe i trafikuar në Shqipëri.
Policia gjithashtu procedoi penalisht A.D, 27 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pasi 27-vjeçari ishte drejtuesi i automjetit ”BENZ” që udhëtonte me 21-vjeçarin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për shtetasit Lavdimir Kapaj dhe Mikel Isaj për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” .