Këngëtarja seksi, Zaimina Vasjari, i ka dhënë fund historisë 13-vjeçare të dashurisë me një djalë të panjohur në publik, i cili thuhej se ishte biznesmen, shkruan sot “Panorama Plus”.
Dyshimet e para lindën pas udhëtimit të saj në Dubai me Françeska Jaçen, dhe fotos që postoi me bikini, poshtë së cilës shkruante “No regrets” (Nuk pendohem). Nuk dihet arsyeja e këtij udhëtimi dhe i qëndrimit ende në Emiratet e Bashkuara Arabe, edhe pse mikeshat e saj janë kthyer tashmë në Shqipëri.
Lajmin e ndarjes së Zaiminës e dha “RTV21”, edhe pse prej kohësh qarkullonin thashetheme në lidhje me këtë histori.
Ish-Missi, në gjithë këto vite është treguar e rezervuar për lidhjen në media, por nuk ka hezituar të deklarojë se është duke jetuar histori të gjatë dashurie, pa përcaktuar datë apo vitin kur marrëdhënia kishte nisur ekzaktësisht.
Sipas burimeve pranë çiftit, Zaimina u dashurua me ish-partnerin në moshën 17-vjeçare, që do të thotë se në gjithë karrierën e saj si këngëtare, ajo ka qenë në lidhje të konsoliduar. Kështu këngëtarja në prag të 30-vjetorit, në gjithë këto vite të maturimit të saj i është dedikuar muzikës, anxhendës koncertore, bizneseve që ka provuar të hapë, si dhe përfundimit të studimeve me rezultate të shkëlqyera, në degën e Arkitekturës.
Sa i takon lidhjes, në korrikun e 2015-s ajo postoi foton e parë në Instagram, ndërsa ishte e përqafuar nga krahët me tatuazhe të një djali misterioz, të cilit i dedikonte fjalët në anglisht: “Love me like you do” (Më duaj siç do ti).
Ky moment mund të konsiderohet dhe kulmi i marrëdhënies së saj shumëvjeçare me të dashurin, që pavarësisht faktit se Zaimina e censuronte portretin e tij në rrjetet sociale, prapë dukej kokë e këmbë e dashuruar. Nuk dihen arsyet që i çuan në ndarje, detaje që mund t’i rrëfejë vetëm Zaimina.
Ndërkaq, duket se ky ndryshim në jetën sentimentale është shoqëruar me ndryshime dhe në jetën profesionale të saj. Flitet se ajo tashmë është tërhequr nga muzika për t’iu përkushtuar biznesit të saj të ri, një dyqan fustanesh për evente.
Ajo është kujdesur që të vendosë në dispozicion të reklamimit të veshjeve asetet e saj fizike dhe të mikeshave VIP, të cilat po ashtu shquhen për linja të bukura.
Rrallëherë ndodh që një femër e njohur të bëjë imazh të biznesit të saj personazhe të tjera të njohura, por Zaimina njihet për tipin e saj të dashur në shoqëri, që do të thotë se xhelozia nuk ka vend në miqësitë e saj.
Për këtë prezantim të fustaneve vajzat e njohura kanë realizuar foto sensuale, për të reklamuar në mënyrën më të mirë modelet e reja.
Le të shohim se si do t’i ecë biznesi kësaj here Zaiminës, pas dy tentativave të mëparshme, një dyqani me fustane nusërie dhe një tjetri të shitjeve të produkteve me shërbim taksi./a.m.