Deputetja demokrate Majlinda Bregu vëren se ka mangësi në ligjin për AKEP, në kuadër të mbrojtjes nga shpifjet dhe nga fyerjet. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) është ai që bën regjistrimin e faqeve ueb, të cilat shpesh herë fshehin pronësinë e tyre dhe lejojnë vetës publikimin e shpifjeve dhe fyerjeve.
Kryetarja e Komisionit të Integrimit, njëkohësisht aktiviste e mbrojtjes së të drejtave të grave mban autorësinë e disa amendamenteve në Kodin Civil për për mos lejuar mediat online të publikojnë komente fyese pas lajmeve që botojnë.
Por nisma e Majlinda Bregut daton që në 22 janar 2015 dhe që pas konsultimit në komisionin e Ligjeve ku u vendos që të pritet një vendim I gjykatës së Strasburgut për një rast të ngjashëm në letoni. Pasi Strasburgu gjykoi se fshirja e komenteve fyese nuk cënonte lirinë e shprehjes dhe vendimet e kësaj gjykate prevalojnë dhe në drejtësinë shqiptare, nisma u la në heshtje. Për t’u rikthyer krejt papritur në komisionin e medias, ndoshta dhe në kuadër të një lufte politike brenda PD.
ma.me