Efektivët e policisë së Gjirokastrës në bashkëpunim me ata të Tepelenës dhe Memaliajt kanë bërë të mundur identifikimin e një stalle ku ishin përpunuar rreth 50 kg drogë e tipit kanabis dhe rreth 60 kg të tjera në proces tharje.
Është arrestuar shtetasi Adhurim Harizi, 35 vjeç, banues në Matohasanaj, Tepelenë.
Gjithashtu në fshatin Zhapokikë , Memaliaj në pjesën malore të fshatit u gjetën në 6 thasë 60 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva si dhe në afërsi të lëndës narkotike u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri, një automatik dhe një pushkë 10. Janë shpallur në kërkim dy vëllezër me inicialet E.H dhe R.H. (vëllezër).
Operacioni u krye në fshatin Matohasanaj, Njësia administrative Lops. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme./a.k