Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot rreth orës 09:30, në rrugën internacionale të Rinasit, pranë rreth rrotullimit Rinas.
Burimet e policisë thanë se një automjet me targa SH 3392 E që drejtohej nga shtetasi A. D., ka aksidentuar këmbësoren Z. K., 80 vjeçe, e cila është dërguar në S.Q.U. në gjendje të rëndë, ku ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë Tiranë.
Panorama/d.i.