Një ditë pasi shkaktoi aksidentitn e rëndë me patrullën e policisë, duke plagosur 1 efektiv dhe dy persona të tjerë, arestohet djali i kryebashkiakut të Kurbinit 20-vjeçari Kejvi Bardhi.
Djali i Artur Bardhit, teksa udhëtonte me shpejtësi, aksidentoi një automjet policie dhe dy mjete të tjera, duke lënë të plagosur rëndë efektivin e Policisë.
Përplasja ndodhi pranë fshatin Gjorm rreth orës 11:30 të së enjtes.
“Janë përplasur Benz me targë AA 111 OU ku drejtues dyshohet shtetasi K.B. i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Ford me targë AA 602 CH me drejtues shtetasi F.A. Mjeti i policisë Lezhë me targë Policia 2024”, thuhej në njoftimin e Policisë së Lezhës./a.m.