Brad Pitt e ka vizituar për herë të parë pas një muaji pas konfrontimit fizik, djalin e tij 15 vjeçar Maddox.
Burime të afërta me aktoren Angelina Jolir, kanë thënë për revistën amerikane TMZ, se Pitt dhe Maddox janë takuar me prezencën e një terapeutisti gjatë këtij takimi.
Po këto burime kanë thënë se Brad ka vizituar pesë fëmijët e tij para të mërkurës, mirëpo takimi në mes tij dhe Maddox, ishte diçka që ishte refuzuar nga terapeutisti me arsyetimin se nuk është koha e duhur, transmeton Klan Kosova.
Siç edhe është raportuar më herët, FBI po e heton incidentin në mes Pitt dhe Maddox që ndodhi në një aeroplan privat gjatë muajit të kaluar.
Ndërsa, është thënë se Angelina, pavarësisht problemeve me bashkëshortin në gjyq, ajo ende dëshiron që familja e tyre të funksionojë normalisht dhe fëmijët të rriten me prezencën e nënës dhe të babait, citohet Zëri. (b.an)