Xhihadistët e ISIS kanë bërë një tjeter sulm, pas atij në Francë. Sipas mediave persona të armatosur kanë qëlluar me armë në një plazh në Tunizi. Nga të shtënat janë të paktën 27 viktima.
Persona të armatosur kanë sulmuar plazhet e dy nga resorteve turistike më luksoze në lokalitetin Souse, në gjirin e Hamametit.
Dëshmitarë të cituar nga mediat lokale flasin për të shtëna, skena paniku dhe turistë që janë mbyllur në dhomat e hotel “Imperial” në Marhaba.
I konfirmuar është lajmi se një nga atentatorët është qëlluar për vdekje, por edhe disa turistë kanë mbetur viktima të shkëmbimit të zjarrit. Të dhëna të tjera tregojnë se, një nga dy atentatorët është në arrati.
Ndërkohë një bombë ka shpërthyer në një xhami shiite në Kuvajt, ku kanë mbetur të vdekur 15 persona, ndërsa qindra të tjera po kryenin ritin e faljes.