Valentina Milluzzo, 32 vjeçarja që mbante në bark dy fëmijë binjakë ka humbur jetën, dy javë pas shtrimit të saj në spitalin e Cannizzaros në Itali. Një ngjarje tronditëse për familjen e saj por edhe për mjekët e këtij spitali, teksa prokuroria nisi hetimet për 12 prej tyre.
Përpara vdekjes e reja kishte provuar për orë të tëra jo pak dhimbje për shkak të komplikacioneve që ishin shfaqur gjatë shtatëzanisë, në muajin e pestë.
Mjeku i turnit, që aktualisht akuzohet për vrasje, kishte rrefuzuar të ndërhynte për të bërë abortin duke argumentuar se mudn të vepronte në kushtet kur të dy binjakët ishin “në jetë dhe të gjallë”.
Por familja e vajzës 32 vjeçare e ka akuzuar atë për vrasje, teksa avokati i familjes ka thënë se me mosndërhyrjen e mjekut, Valentina humbi jetën dhe së bashku me të edhe dy foshnjet.
Për më tepër ndiqni lajmin e medias italiane.