Policia greke ka sekuestruar një sasi prej 1 ton lëndë narkotike kanabis-sativa. Gjatë operacionit policia e shtetit helen ka arrestuar edhe 6 shtetas shqiptarë, identitetet e të cilëve për momentin nuk bëhen të ditur për arsye hetimi.
Po ashtu u prangos edhe një shtetas grek i cili ishte pjesë e organiztës që trafikonte drogë në vendet evropiane. Një pjesë e lëndës narkotike u kap në një kamion dhe mendohet se po përgatitjej për transport.
Sipas raportimeve të mediave vendase, lënda narkotike dyshohet se kishte mbërritur në Greqi nga Shqipëria.
Për momentin vijojnë hetimet për zbulimin e të tjerë personave të ëprfshirë në kët rrjet trafiku./a.m.