Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për personin që iu bë atentat në burgun e Vaqarrit me snajper, por që rezultoi me plagosjen e një shtetasi kosovar aksidentalkisht pasi autorët gabuan shënjestër.
Në pretencën e dhënë Prokuroria e Tiranës kërkoi dënim maksimal për Gazmir Dacin, i akuzuar për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e Roland Kolaverit 1 vit më parë në Kamëz.
Vendimi për Dacin pritet të jepet javën e parë të nëntorit në Gjykatën e Tiranës.
Dy muaj më parë, Gazmir Dacit iu bë atentat me armë snajper në burgun e Vaqarrit. Daci u qëllua nga jashtë burgut, ndërsa mbeti i plagosur në këmbë./a.m.