Rudi Garcia ka marrë drejtimin e skuadrës franceze, Marseille. Skuadra e madhe franceze, Marseille ka njoftuar se ka emëruar trajner të skuadrës së parë Rudi Garcian.
Francezi ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, e cila do ta mbaj në Marseille deri në vitin 2019. “Marseille është e lumtur të ju njoftoj se Rudi Garcia është trajner i ri i skuadrës.
Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare”, thuhet në njoftimin e Marseille, citohet “Express”. (b.an)