Nga Ben Andoni
Në vitin 2003, autori Ian Fisher, bën një analizë të thellë historike-filologjike duke konkluduar se Nënë Tereza nuk ishte shqiptare. Artikulli i tij i botuar tek “The New York Times”, një nga mediat më të fuqishme të botës, përkonte me një luftë disaplanëshe mbi figurën e shenjtores, ku për hir të së vërtetës, shumë indikacione kishin ardhur dhe nga vetë shqiptarët.
Argumentet kryesore të Fisherit vërtet ishin shumë interesante për publikun amerikan, por nga ana tregonin edhe njohuri jo të mira të tij për situacionin historik shqiptar. Mes panjohurive ishte edhe përkatësia fetare. Ai shkruante se nuk ka katolikë, që kanë kombësi shqiptare dhe kështu Nënë Tereza apriori nuk mund të jetë shqiptare.
Kurse, këtij fakti i shtohej edhe një element filologjik, që lidhej me mbaresën e mbiemrit të saj. Sipas autorit, nuk ka mbaresa me ‘u” për mbiemrat në gjuhën shqipe.
Nga ana onomastike, kjo është e vërtetë në faktin që nuk ka shumë mbiemra të tilla, por që nuk ka, është realisht një panjohje.
Dhe, argumenti i fundit ishte shumë dashakeq, kur përmendte se Nënë Tereza nuk dinte shqip. Ishte e vërtetë se Nënë Tereza pothuaj e kishte humbur gati krejtësisht shqipen, për shkak të qëndrimit të gjatë jashtë trevave shqiptaro-folëse, por nuk mund të thuhet se kjo nuk ishte gjuha e saj. Familja e saj e vendosur në Tiranë fliste shqipen zyrtare dhe madje shumë të kultivuar.
Për fat, do të duhej reagimi i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, që jo vetëm të përgënjeshtronte, por edhe të shpjegonte shkencërisht në fushat e prekura pavërtetësinë e artikullit.
Në fakt, beteja nuk ishte aq e vështirë, përveç dashakeqësisë së njerëzve. Duhet të sqarojmë se vetë Nënë Tereza në momentin e marrjes së Nobelit e kishte zgjidhur këtë të pavërtetë me pohimin e saj “Me gjak, unë jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas
botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”. Më bukur, saktë nuk mund ta thoshte askush, përveç saj. Edhe njëherë, duam të nënvizojmë se ishte keqardhëse për publikun që vetë shqiptarët në ato vite kishin filluan ta ushqenin median e huaj me njoftime kontroverse për origjinën e saj.
***
NËNË TEREZA KA KOMBËSI SHQIPTARE
— Letër drejtuar redaktorit të gazetës “The New York Times”
I nderuar Editor,
Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë ka konsideratë të lartë për gazetën prestigjioze New York Times, prandaj i vjen keq kur botohen në faqet e saj artikuj dizinformues ose që shtrëmbërojnë të vërtetën. I tillë qe artikulli i z. Ian Fisher botuar më datë 6 gusht 2003, faqe 6, ku autori e mohon kombësine shqiptare të Nënë Terezës, me argumente pa baza historike a shkencore. Ja argumentet kryesore që paraqet zoti Fisher për të mbrojtur tezën e tij:
- Nënë Tereza nuk ka si të jetë shqiptare a me kombësi shqiptare, kur dihet se ishte katolike e ritit Latin, ndërsa shqiptarët janë myslimanë.
Çdo njeri që ka sado pak dijeni mbi shqiptarët, e di se ata u përkasin tre besimeve fetare myslimanë, ortodoksë të ritit Bizantin dhe katolikë të ritit Roman, pa llogaritur sektin Bektashi. E njëjta përbërje fetare zotëron edhe në trevat e banuara nga shqiptarët, si në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Në Maqedoni gjithmonë ka patur ortodoksë dhe katolikë shqiptarë, ashtu sikurse ka edhe sot. Dijetarët dhe etnografët e huaj kanë shfaqur admirim për tolerancën fetare ndërmjet shqiptarëve që vazhdon prej shekujsh. Ndofta në asnjë vend të botës nuk ka aq martesa mikste sa te shqiptarët, në raport me popullsinë.
- Mbiemri vajzëror i Nënë Terezës, Gonxhe Bojaxhiu hedh dyshime mbi kombësinë e saj, mbasi gjuha shqipe nuk ka mbaresa “u” për mbiemrat.
Ky argument filologjik dëshmon se autori ka mangësi në fushën e onomastikës shqipe. Edhe librin e telefonave sikur të kishte shfletuar, do të kishte gjetur një tok mbiemrash me mbaresën “u.” Shumica e mbiemrave të shqiptarëve, me prejardhje nga profesionet, mbarojnë me “u.” Shembuj: “Bojaxhiu,” (painter); “Kundraxhiu,” (shoemaker); “Terziu,” (taylor); “Furrxhiu” (bakery); “Djepaxhiu,” (cradlemaker); “Sapunxhiu,” (soapmaker); “Hanxhiu,” (The owner of an Inn); etj.
- Nënë Tereza nuk dinte shqip dhe nuk fliste shqip.
Nënë Tereza haste vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip, pas një emigrimi prej 7 dekadash, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare. Kur ishte e re jo vetëm ka folur, por ka shkrojtur edhe poezi në gjuhën shqipe. A mund të shkruante shqip po të mos ishte shqiptare? Në kohën që shkruajti poezinë, të cilën po ua servirim shqip e anglisht, ajo ishte 22 vjeçe. Besojmë se kjo dëshmi e patjetërsueshme, mjafton për të bindur edhe më skeptikët për kombësinë e saj shqiptare.
Për Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë
Kryetari
Naum Prifti
A Poem by Mother Teresa
Gonxhe Bojaxhiu
Composed Dec. 9, 1928, en route to India
GOODBYE
I am leaving the glowing hearth,
And my birthplace and kinsfolk;
To go to disease-wracked Bengal,
Far, far away.
I bid goodbye to fretful friends,
From hearth and relatives I turn away,
To obey my heart that tells me
To serve Christ.
Goodbye, dear mother,
Take care friends of mine;
A pure force stirs within me
And drives me toward inflamed India.
The boat sails ever so lightly,
As it awaits stormy scars;
For the last time, my eye surveys
The coastline of wrathful Europe.
On the boat, joy and exultation
Light up the face care-worn
Of a soul betrothed to Christ-
The tender bride of the new world.
An iron cross she clasps in her hand,
A cross that rings with the message of salvation;
And her spirit is ready
To sacrifice all for it.
“Accept, oh, Lord, this sacrifice,
as a testimony of my love;
and on this day help my soul
that wants to exult Your name.
In return, oh, Gracious Lord,
Our kind Father,
I ask only that I be filled with the spirit
Known only to You.”
Pure as a summer drizzle at dawn,
My hot, wistful tears roll softly doën,
And uplift my public oath
To make my life a ceaseless prayer to You.
Translated from Albanian by Peter R. Prifti
San Diego 1991
ALBANIAN CATHOLIC BULLETIN, San Francisco, CA., Vol. XII, 1991
Poezi e Nënë Terezës
Gonxhe Bojaxhiu
Shkruar më 9 dhjetor 1928, kur po udhëtonte për në Indi.
LAMTUMIRË
Po lë shtëpinë zemërfanar
Vendlindje e farefis
Po vete n’Bengalin dergje-vrarë
Atje, në të largtin vis.
Lë të njohurit në mejtime
Të afërmit e vatrën shqim,
Më tërheq zemra ime
T’i shërbej Krishtit tim.
Nënë e dashur, lamtumirë
Ju le shënde’n miq të mi
Më djeg, o, një fuqi e dlirë
Drejt të përflakurës Indi…
Dhe anija lehtë lehtë lundron
Pret valët e detit të trazuar,
Për herë të fundit syri vrojton
Brigjet e Evropës së hakërruar.
Qëndron në anije e galduar
Fytyrë e përvuajtur gjithë hare
E Krishtit flijetarja e vluar
Nuse e njomë e botës së re,
Një kryq hekuri n’dorë shtërngon
Shpëtimi lëvarshëm kumbon në të,
E shpirti i gatshëm pranon
Blatën e rëndë fli për të,
“Pranoje, këtë flijim, o Zot,
Dëshmi e përbetimit që të dashuroj,
Ndihmoi gjallesës Tënde sot
Që emrin do të madhëroj!
Si shpërblim, Të lus o i Hirt’,
O Ati ynë plot mirësi
Të më japësh vetëm atë shpirt
Atë shpirt që-veēse Ti e di.”
Dhe t’imtë, të pastër si n’ag vere vesojnë
Të valët lot rjedhin qetë, me mall,
Që betimin për Ty prore e madhërojnë
Për të madhin blatim që tani u shpall.