Kremtimi i lumturimit të Shën Terezës mblodhi në malin e Skënderbeut mbi 500 të rinj, nxënës shkollash të edukimit profesional nga qyteti i Tiranës, nga Kamza, Fieri dhe Durrësi, si dhe aktivistë të Ecovolisit të bicikletave të Tiranës, për të përuruar parkun malor më të ri në Shqipëri, parkun Nënë Tereza.
Në aksionin e të rinjve merrnin pjesë Ministri i Punës, Cështjeve Sociale dhe Mireqenies Blendi Klosi dhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Për aktivisten e Ecovolis Jetmira Halilaj, mbjellja e pemëve të reja në malin e Skënderbeut është shprehje e solidaritetit, vullnetarizmit dhe dëshirës për të gjelbëruar sa më shumë Shqipërinë.
Aksioni për mbjelljen e pemëve të reja ishte një sfidë ndaj natyrës së ashpër, në një zonë malore mbi 1200 metra mbi nivelin e detit dhe parku Nënë Tereza pritet të kthehet në një pikë turistike për vizitorë të shumtë vendas dhe nga vende të ndryshme të botës.
Shqiptarja/d.i.