Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 3 të tjerëve ka ndodhur në Korçë.
Viktima kanë mbetur dy punonjës të burgut të Drenovës të cilët udhëtonin së bashku me dy kolegë të tjerë të cilët mbetën të plagosur rëndë.
Sipas policisë, ndërroi jetë në vend efektivi Fatmir Islami ndërkohë pak minuta pasi u transportua në spital, humbi jetën edhe polici tjetër Agim Besho.
Mjeti i tyre u përplas me një furgon drejtuesi i të cilit mbeti i plagosur rëndë.
Sipas të dhënave, në aksident u plagosën rëndë edhe 4 persona të tjerë 3 kolegë të policit të ndjerë dhe shoferi i furgonit.
Aksidenti fatal ndodhi në kryqëzimin e fshatit Plasë. Policia ka nisur veprimet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./a.m.