Dashi
Fokusohuni tek dashuria sot ju të dashuruarit sepse çdo gjë tjetër do të shkojë qetë gjatë ditës. Edhe pse jeni të shqetësuar për një problem, do ti jepni zgjidhje. Beqarët duhet të pranojnë ftesat që do marrin për takime, sepse vetëm kështu mund të ndryshojnë statusin. Financat nuk do jenë shumë të mira, kujdes me shpenzimet.
Demi
Një çështje e rëndësishme në marrëdhënien tuaj në çift sot do t’ju mbajë nën tension gjatë gjithë ditës. Nuk do ti jepni dot zgjidhje të shpejtë. Beqarët do ndihen të lirë të bëjnë atë që do duan dhe fatin kanë për ta pasur gjithë kohës në krah. Në planin financiar nuk priten aspak probleme, mund të kryeni edhe shpenzime.
Binjakët
Edhe pse sot jeni disi ëndërrimtar ju të dashuruarit përsëri nuk e keni humbur kontaktin me realitetin. Qëndroni me këmbë në tokë. Beqarët do bëjnë mirë të mos marrin vendime të nxituara për të ardhmen sepse mund të kenë probleme më vonë. Për financa më të mira duhet të kufizoni shpenzimet.
Gaforrja
Momente lumturie sot për ju që jeni në një marrëdhënie në çift dhe qëndrimi në ambiente artistike ku doni të mësoni gjëra të reja. Për beqarët nuk do përkujdeset veçanërisht asnjë planet, kështu që duhet t’i marrin vetë në dorë frenat e jetës. Financiarisht do jeni të favorizuar, kjo do ju japë mundësinë për të kryer edhe shpenzime.
Luani
Sot nuk jeni të kënaqur nga ana sentimentale. Ndjenjat që provoni për partnerin/en nuk kompensohen në mënyrë reciproke dhe kjo gjë ju mërzit. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri dhe nuk do kenë njohje të reja. Buxheti do ketë goxha përmirësime dhe nuk do keni asgjë për çfarë të ankoheni.
Virgjëresha
Dita juaj sot nuk ka vetëm ngjyrat e entuziazmit që ju shoqëron gjithmonë, por edhe ato të pasionit. Jeni shumë sharmant/e. Beqarët nuk duhet ta humbasin për asnjë moment optimizmin sepse në fund të ditës mund të ndodhin gjërat më të bukura. Financat nuk do jenë aspak të këqija, megjithatë para se të shpenzoni bëjini me kujdes llogaritë.
Peshorja
Tensionet dhe keqkuptimet e të shkuarës dalin më në pah gjatë ditës së sotme për ju të dashuruarit. Debate të ashpra priten gjatë pjesës së dytë të ditës. Beqaret do jene gati te bëjnë çdo lloj çmendurie vetëm qe te mos mbeten me vetëm. Në planin financiar duhet të bëni një menaxhim të mirë të buxhetit për të shmangur problemet.
Akrepi
Sot ndiheni romantike dhe doni të qëndroni vetëm pranë njeriut të zemrës. Kushtet e ditës nuk ja u lejojnë këtë gjë për shkak të angazhimeve. Beqarët do kenë një ditë të jashtëzakonshme, prandaj do ju duhet thjesht ta shfrytëzojnë çdo moment. Në planin financiar do shpenzoni pa maturi dhe problemet do jenë të mëdha.
Shigjetari
Më në fund keni filluar të lëvizni përsa i përket marrëdhënie suaj në çift, sepse kohët e fundit e kishit lënë veten t’ju mbërthente rutina. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri dhe në disa momente mund të mbyllen edhe në vetvete. Financat do jenë aq të mira saqë do arrini të kryeni edhe disa investime.
Bricjapi
Partneri/ja do t’ju lënë hapësira veprimi gjatë ditës së sotme sepse e dinë që ju keni qejf të bëheni protagonist/e në marrëdhënien tuaj. Beqarët do jenë me shumë fat në dashuri dhe mund të fillojnë lidhjen që kanë ëndërruar. Me shpenzimet duhet të jeni më të matur dhe duhet të mendoni edhe për te ardhmen.
Ujori
Mungesa e gjuhës së komunikimit sot do t’ja u vështirësojë punët me partnerin/en, por ju nuk i shtrini këmbët asnjëherë më tepër se jorgani kështu që do ta menaxhoni mirë situatën. Beqarët më në fund do e gjejnë dashurinë e madhe me të cilin do fillojnë një lidhje të qëndrueshme. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.
Peshqit
Edhe pse sot është ditë pune ju ndiheni sikur e keni pushim. Nuk keni dëshirë fare ti përkushtoheni impenjimeve tuaja, por dëshironi të qëndroni në shoqërinë e njeriut tuaj të zemrës. Beqarët do jenë gjatë gjithë kohës në humor dhe do ndihen gati për të filluar edhe aventura kalimtare. Kujdes me financat, në horizont po shfaqen disa probleme.