Një matador spanjoll me një sy u godit me bririn e një demi 600 kilogramësh, në një rrethanë të ngjashme kur ai kishte humbur syrin e tij të majtë.
Juan Jose Padilla, i quajtur “Pirati” për shkak të goditjes në syrin e tij, është dërguar në spital pasi demi kishte goditur anën e majtë të fytyrës së tij.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, përplasja e tmerrshme ka ndodhur gjatë një gare në Zaragosa të dielën, gati pesë vjet më pas që nga dita kur ai humbi syrin e tij.
Zyrtarët e shqetësuar nxituan për të ndihmuar Matadorin me një sy dhe e ndihmuan atë të tërhiqet jashtë unazës.
Në maj të vitit 2011, 43-vjeçari u kap, “u fluturua” dhe u godit nga një dem në një stadium në Madrid.
Ai iu nënshtrua një operacioni të vështirë dhe u kthye në “ring”, disa muaj më pas. /a.m.