Përfundimisht Maqedonia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor konform marrëveshjes së Përzhinos.
Sot në rend dite nuk u votuan propozim ligjet për Prokurorinë Speciale Publike, por nga ana tjetër u miratua buxheti për vitin 2017, transmeton Zhurnal.
Momentalisht alarmi i vetëm për mosmbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor është vlersimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kushtetueshmërinë e PSP-së në, ku në disa raste Lideri opozitar Zoran Zaev ka deklaruar se nëse Kushtetuesja hedh poshtë PSP-në, atëher mbi 200 mijë qytetarë do të dalin në rrugë./a.m.