Fadmi Mitri, një shtetas libanezo-amerikan u rrah pak javë më parë brutalisht duke detyruar ëkshtu biznesmenin që të tërhiqet nga projekti i tij 450 milionë dollarësh në Gjirin e Lalzit.
Në një letër dërguar redaksisë së gazetës TemA, biznesmeni kërkon llogari nga shteti shqiptar duke u shprehur se po thyen ligjet ndërkombëtare për trajtimin e investitorëve të huaj.
“Duke heshtur ndaj kësaj ngjarje, qeveria shqiptare thyen traktatet ndërkombëtare për të ruajtur investitorët e huaj dhe investimet e tyre. Omnix dhe administratori i saj Fadi Mitri planifikonin investimin e 450 milionë dollarëve në Gjirin e Lalzit duke krijuar kështu 1200 vende të reja pune. Por edhe pse ka kaluar më shumë se 1 muaj nga ngjarja tronditëse, shteti shqiptar nuk ka bërë asgjë për të gjetur personat që dhunuan brutalisht biznesmenin. Pyetja është: Çfarë masash ka marrë apo po merr qeveria shqiptare për të mbrojtur investitorët e mundshëm dhe bizneset e tyre? Çfarë po ndodh me hetimet për rrahjen e biznesmenit Fadi Mitri?, shkruhet në letër.
Pyetjë që kërkojnë përgjigje të qarta nga qeveria shqiptare dhe vendosjen para drejtësisë së fajtorëve të këtij sulmi brutal.