PS ka vendosur që në garën për Bashkinë e Kolonjës të kandidojë një tjetër mjek, fill pas fitores së Muharrem Ramës në Dibër.
Grupi parlamentar i PS ka diskutuar dhe vendosur këtë të hënë për kandidaturën. Në përfundim të mbledhjes Pandeli Majko tha se është vendosur për kirurgun Ilia Stefa.
“U diskutua për zgjedhjet për Bashkinë e Kolonjës.
Ne mendojmë se kandidati që kemi zgjedhur, kirurgu Ilia Stefa, ka dhënë prova në shërbim të qytetarëve dhe shërbimin si mjek do ta kalojë në shërbim menaxherial.
Ne jemi të bindur se kjo është zgjedhja e duhur, ndaj në këtë mbledhje kemi miratuar kandidaturën e tij”, ka thënë Majko./java/a.k