Për gjashtëmbëdhjetë vite me radhë i ka çuar lule dhe është lutur për shpirtin e vjehrrit.
Por krejt papritur zbulon se në atë varr prehej dikush tjetër.
Ky është rasti i një gruaje në Itali, e cila u lajmërua pak ditë më parë nga autoritetet në komunën e Milanos, për zhvarrimin e trupit të të ndjerit për ta zhvendosur diku tjetër.
Por familja e V.L. është përballur me kufomën e një gruaje sapo është hapur arkivoli.
Njeriu i tyre i dashur kishte ndërruar jetë në qershor të vitit 2002 dhe që prej asaj dite, ata e kishin vizituar shpesh varrin pa e ditur se në të prehej një e panjohur.
Familja ka bërë denoncimin në polici dhe në Zyrën e Shërbimeve Funerale për gjetjen e eshtrave të të afërmit të tyre, shkruan ANSA./tema/a.k