Ishte një telefonatë në numrin 112 ajo që shpëtoi Roland Çakmashin pas një konflikti për ndarjen e banesës me të vëllain mëngjesin e sotëm.
Thirrjet “Po më vret vëllai” parandaluan një krim në familje, por me të arrestuar 40-vjeçarin Edmond Çakmashi policia mësoi se këtij të fundit i ishte bërë një atentat me 5 shtator të 2014.
Balkanweb shkruan se atentatin ndaj Edmond Çakmashit e kreu grupi kriminal i vrasësve me pagesë, Isuf Uzini, Kristi Pine dhe Alfred Qefalia, të cilët i drejtonte nga burgu Admir Tafili. Nga ky atentat ky i fundit ka mbetur i plagosur.
“Më datë 04. 09. 2014 me porosi të shtetasit Ardian Isuf Uzini, shtetasit Kristi Pine dhe Alfred Qefalia kanë tentuar të vrasin me armë zjarrin shtetasin Edmond Cakmashi”,- sqaron policia.
Ndërsa familjarët kanë deklaruar në polici se prej kohësh 40-vjeçari Edmond Çakmashi shfaqte çrregullime mendore.
‘Po më vret vëllai’, telefonata që parandaloi krimin në familje
Njoftimi i policisë
Ka qenë një telefonatë në numrin 112, ku shtetasi R. Ç., njoftoi se i vëllai i tij, shtetasi Edmond Ç., kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe po e kërcënonte se do e vriste me armë zjarri, menjëherë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, të cilët bënë të mundur neutralizimin e tij dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri, tip pistoletë model 54, me një krëhër dhe 5 fishekë