Aktorja Pamela Anderson ka vizituar themeluesin e WikiLeaks Julian Assange në ambasadën e Ekuadorit në Londër.
Pas kësaj vizite ajo është shprehur e shqetësuar për shëndetin e Assange.
Siç raporton “Daily Telegraph”, ish-ylli i “Playboy” ka thënë se Assange “mbahet shumë mirë”, por shprehu shqetësim për të dhe familjen e tij.
“Unë me të vërtetë besoj në të dhe mendoj se ai është një njeri i mirë dhe jam e shqetësuar në lidhje me shëndetin e tij dhe familjen e tij dhe vetëm shpresoj në ndonjë mrekulli që ai të lirohet”, tha Anderson.
Gazeta britanike rikujton se themeluesi i sajtit WikiLeaks i cili është shtetas australian, ka më shumë se katër vjet që jeton në ambasadën e Ekuadorit e cila i ka dhënë azil politik, transmeton kp.
Pamela Anderson është fotografuar duke hyrë në ambasadën e Ekuatorit në Londër duke mbajtur ushqim në qese të letrës. (b.an)