Ndeshja e kësaj fundjave për skuadrën e Tiranës ishte një festë e vërtetë si para sfidës ashtu edhe në fundin e saj me suksesin e merituar 2-1 ndaj Skënderbeut.
Tirana triumfon ndaj Skënderbeut, “llokume” dhe dasëm në stadium. Ndeshja e kësaj fundjave për skuadrën e Tiranës ishte një festë e vërtetë si para sfidës ashtu edhe në fundin e saj me suksesin e merituar 2-1 ndaj Skënderbeut.
Pak çaste para nisjes së përballjes në stadiumin “Selman Stërmasi”, zëvendëskapiteni i bardhebluve Gentian Muça celebroi në martesë dashurinë me të fejuarën e tij në një ceremoni të veçantë në fushë.
Përsa i përket ndeshjes, kryeqytetasit fituan 2-1 ndaj Skënderbeut duke ngushtuar diferencën me kreun. Një goditje e bukur e Mervil i dha epërsinë bardhebluve e më këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim. menjëherë pas zbritjes në fushë, Moises dyfishoi rezultatin në portën e Orges Shehit.
Skënderbeu shtoi presionin dhe në një gabim në prapavijën e Tiranës, Latifi ngushtoi diferencën. Korcarët pretenduan në një rast edhe penallti, por suksesi bardheblu nuk u cënua.
Tirana ndan vendin e dytë me Kukësin pas fitores së pastër 2-0 ndaj Korabit, ekip debutues absolut që rrezikon rënien në zonat e ftohta të renditjes. Në fillim Dvornekovic i dha avantazhin Kukësit dhe më pas Pejic siguroi fitoren.
Për t’u shënuar edhe një shtyllë e një tranversë e Plakut për Korabin dhe mungesa në stol për shkak pezullimi e trajnerit të Kukësit Ernest Gjoka./tch/a.k