Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ, Vangjel Dule ka pranuar humbjen e thellë të subjektit që drejton në zgjedhjet e 21 qershorit gjë që sipas tij ka ardhur për shkak të implikimit në procesin zgjedhor të strukturave shtetërore dhe qeveritare.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat Dule shprehte se PBDNJ para dhe pas zgjedhjeve u gjend përballë një sulmi të paprecedentë dhe njëkohësisht të paarsyeshëm nga një pjesë e konsiderueshme e medias.
“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut nuk arriti objektivat e veta elektorale në zgjedhjet e pushtetit vendor të 21 qershorit. Para dhe gjatë këtyre zgjedhjeve u gjendem përballe një sulmi të paprecedentë dhe njëkohësisht të paarsyeshëm nga një pjese e konsiderueshme e medias. Në të njëjtën kohe nuk kishim përballë vetëm parti politike apo edhe struktura qeveritare, por edhe struktura shtetërore të cilat në mënyre antikushtetuese u implikuan në proces dhe ndikuan në rezultatin zgjedhor. Ky fakt duhet të na preokupoje të gjithëve sa jemi sinqerisht te interesuar për demokracinë funksionale, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe ato të minoriteteve në veçanti. Veçse kjo nuk mund të eklipsoje përgjegjësitë tona politike. Si struktura drejtuese, dhe unë si kryetar në mënyre të veçante marrim përsipër përgjegjësinë e plote politike të rezultatit zgjedhor. Kjo, së bashku edhe me parametrat e tjera respektive do jene objekt analize dhe debati në strukturat drejtuese të PBDNJ-së të Kongresit të saj të ardhshëm, si edhe të një dialogu të gjere në radhët e anëtarësisë, simpatizantëve, atyre qe për njërën apo tjetrën arsye janë larguar prej saj por edhe gjithë atyre që e shikojnë PBDNJ si strehe të idealeve dhe interesave të veta politike”, – thuhet në njoftimin për mediat të kreut të PBDNJ.