Kur Favzia 18 vjeçe ishte dënuar për arratisje dhe tradhti bashkëshortore, një gjykatë në krahinën juglindore të vendit, Paktika, kishte nxjerrë verdiktin që e çonte atë prapa grilave.
Por shumë shpejt e mori vesh dënimin prej 18 muajsh, atë nuk do ta vuante në një burg të drejtuar nga Qeveria afgane, por në një shtëpi plaku fisesh, ku do të punonte pa pagë si shërbëtore nën kontroll të tërësishëm të tij, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
“Si kafshë”
“Më kanë trajtuar si kafshë dhe më mbanin si skllave”, kujton Favzia përvojën e saj në Sharana, që është kryeqytet i krahinës së Paktikës.
Meqë ishte liruar menjëherë prej paraburgimit për shkak se ishte e sëmurë, ajo ka refuzuar të identifikohej nga frika se mund të përballej me reprezalje nga familja e plakut.
Favzia është emër i njohur për anëtarët e familjes dhe fisit të afganes së dënuar me punë shërbimi në shtëpinë e plakut. Me këtë emër i referohen edhe shoqet kur rrëfejnë përvojën e saj.. (b.an)