Sali Berisha ka marrë urime në rrjetet sociale për datëlindjen e 72-të. Nuk munguan urime nga më të ndryshmet, teksa tërhoqi vëmendjen një urim i një personi që i uronte Berishës të “merrte ditë nga të tijat”. Në lidhje me urimet reagoi deputeti i PS Erjon Braçe.
Ai shkruan në facebook “t’i kursejnë ditët e tyre pasi Berisha mori plotë në 97-ën, në Gërdec dhe në 21 Janarin e 2011-ës”.
Statusi Braçes në rrjetet sociale:
Ej, po i harxhoni kot te gjitha; Sali Berisha nuk ka lindur ne 15 Tetor!!
Nuk ja vlen! Sidomos me ju qe i jepni me goje nga ditet tuaja e kam.
Ai ska nevoje per ju! Ai i merr ditet vete, ska nevoje per ju!
A nuk ua mori ne 1997-ten?
Po ne Gerdec nuk ua mori ditet njerezve te mire e punetore?
Po ne 21 janar nuk ua mori ditet kater shqiptareve protestues? Ky eshte!!