Atletico Madridi ka arritur një fitore të lehtë në javën e tetë të La Liga-s, duke shkatërruar Granadan 7:1.
Gjithçka e lehtë për djemtë e Simeones përballë një Granade që vetëm nxirrte topin nga rrjeta.
Golat i shënuan Yannick Ferreira-Carrasco i cili realizoi tregolësh (34’, 45’ dhe 61’), Nicolas Gaitan (63’ dhe 81’), Angel Correa (85’) dhe Tiago (87’).
Pas kësaj fitoreje, Atletico gjendet në vendin e parë me 18 pikë, dy më shumë se Barcelona e tre më shumë se Real Madridi, përballet me Betisin në mbrëmje. /a.m.