Truproja e modeles së famshme Miranda Kerr është therur në sy derisa po tentonte të ndalonte një hajdut që kishte sulmuar shtëpinë e bukuroshes në Malibu.
Punëtori i modeles australiane u sulmua nga hajduti që po tentonte të kalonte murin e shtëpisë në të cilën jeton me djalin e saj Flynn.
Hajduti është i plagosur nga të shtënat e pjesëtarëve të sigurimit. Të dy janë dërguar në spitalin e Los Angelesit për trajtime mjekësore, citohet Koha. (b.an)