Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit Mesdhetar ku theksoi se çdo kandidat për student që përmbush kriteret do fitojë Universitetin. Sipas Ramës, radhën për regjistrim në Universitet sot e përcakton merita.
“Në universitet, sot regjistrimi po bëhet me radhë. Dhe radhën po e përcakton merita, më të mirët përpara, të tjerët pas tyre dhe të papenguar, të pabllokuar, të paabuzuar, të papërjashtuar nga asnjë fuqi tjetër. As nga miku, as ga fisi, as nga leku, as nga shansi qorr i tjetrit, nga një proces ku secili mund të marrë vendin që i takon, dhe askush nuk mund t’i zere vendin duke përdorur fuqi jashtë meritës së vet. Kjo refomë e vendos fatin në duart e secilit. Qëkur fillon shkollën, që kur hyn në klasën e gjimnazit, cdo nxënës e nxënëse e ka vetë fatin në dorë dhe e vendos përmes rezultateve të veta”, u shpreh Rama.
Kryeministri vuri në dukje se, edhe pas fazës së dytë ka sërish kuota të lira, por që këto vende sigurisht, tha ai, do të fitohen me meritokraci.
“Edhe pas fazës së dytë, gjysma e kuotave sërish të lira. Askush që përmbush kriteret s’do mbetet jashtë universitetit”
Sipas tij, është normale që Reforma për Arsimin e Lartë të kontestohet sepse, sic tha Rama, cdo risi përballet me këtë.
“Jeni dëshmitarë sesi matura shtetërore shkatërroi cdo ssitem merite dhe sesi përjashtimi kategorik nga rezultatet e marra ndër vite shkatërroi cdo motiv burimi për të pasur konsisstencë. Të gjithë këto i përkasin së shkuarës, ndërkohë që sistemi që po zbatohet sot kontestohet si cdo risi në zbatim për herë të parë, por edhe si rezultat i inercisë i një mendësie që në fakt është armiku më i madh i zhvillimit të një vendi përmes konkursit e meritës”.