Ministria e Arsimit ka publikuar emrat e 575 të rinjëve që u është njehësuar diplomat. Këta studentë duhet të tërheqin diplomat pranë Ministrisë së Arsimit. Në këtë mënyrë, të rinjtë kanë mundësi të punojnë në institucionet shtetërore dhe private, pasi diploma e tyre, njihet në Shqipëri. Ndërkohë pranë MAS vijojnë aplikimet për të njohur diplomat, të cilat janë marrë jashtë shtetit.
Ndërkohë udhëzimi i Ministrisë së Arsimit përcakton edhe mënyrën se si bëhet vlerësimi i dosjes së aplikantit, e cila më pas kalon para një komsioni i cili përcakton nëse njihet ose jo diploma. Vlerësimi i nivelit, profilit dhe drejtimit që përfshin një diplomë apo çertifikatë e caktuar, kryhet nga Komisioni i Njohjes për rastet: a)
Kur është pjesë e kuadrit të një marrëveshjeje ndërshtetërore, b) kur një diplomë është lëshuar nga një institucion i akredituar në një nga vendet e listuara në aneksin bashkëngjitur këtij Udhëzimi, c) kur për të njëjtin program studimi apo titull diplome lëshuar në të njëjtin shtet, një Komision i mëparshëm i MAS-it ka marrë një vendim njohje.
Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme: Formatin e aplikimit të plotësuar, diplomën ose certifikatën/vërtetimin e diplomimit, listën e notave ose suplementin e diplomës, dokument zyrtar identiteti: fotokopje e pasaportës dhe kartës së identitetit për shtetasit shqiptarë dhe të huaj. Mandatpagesën.
diplomat-e-njehsuara-perditesuar_me_date_10_10_2016