Gjashtë persona, pjesë e një bande të shpërndarjes së heroinës në Tiranë janë vënë në pranga. Pas një hetimi disa mujor, Policia e Tiranës ka mundur të shkatërrojë një grup kriminal që merrej me trafikun e heroinës në kryeqytet, duke u sekuestruar ndërkaq 22 doza heroinë. Në pranga kanë përfunduar: Dardan Koçi, 27 vjeç; Julian Xhaferaj, 25 vjeç; Aldo Sulejmani, 36 vjeç; Gerti Hoxha, 43 vjeç; Flamur Haxhiaj, 40 vjeç; Benard Kurtaj, 38 vjeç.
Të arrestuarit e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal në zona të ndryshme të Tiranës, si: Pallati me Shigjeta, Qendër, Tirana e Re, Laprakë dhe Shkolla e Bashkuar. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 22 doza heroinë, 10 telefona celular, 1 motoçikletë.
ma.me