Një video e pazakontë ka filluar të qarkullojë në internet, ku shfaqen mijëra të rinj duke vallëzuar në një aheng të organizuar në qytetin sirian, Damask nën moton “E dua Damaskun”, territor ky që kontrollohet nga forcat e Bashar Al-Assad.
Ndërsa në të njëjtën kohë në pjesë tjera të Sirisë, shihen fëmijë të lënduar dhe të mbuluar në gjak e pluhur nga raketat e presidentit e këtij vendi, që pa ndërprerë godasin shtëpitë dhe banesat e civilëve.
Është paradoksale të mendohet të organizohet një aheng nën moton “E dua Damaskun”, duke marrë parasysh krimet që kryhen nga ushtria e Assad-it në pjesë tjera që këtij vendi.
Telegrafi/d.i.