Gjatë një operacioni të Policisë greke në Athinë, janë arrestuar pesë persona, dy grekë dhe tre shtetas të huajë, gjatë kontrollit në banesë dhe një shtëpi publike.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe një 32-vjeçar shqiptar, pasi dyshohet se “blinte” nga një shtetas grek për shumën e 3 mijë eurove për t’i shfrytëzuar për prostitucion.
Në kontrollin e ushtruar në shtëpinë publike, policia ndaloi 15 vjaza që përdoreshin si prostituta në mënyrë të paligjshme, të cilat vinin nga Ukraina.
Një 22-vjeçar grek i arrestuar, gjente vajza të reja në kushte të vështira ekonomike në Ukrainë, i dërgonte drejt Athinës dhe me pas i strehonin në 6 apartamente për t’i futur në rrugën e prostitucionit.
Kur vajzat nuk i plotësonin më kushtet e organizatës së tyre kriminale, ato “shiteshin” tek shqiptari kundrejt një pagese prej 3 mijë euro. Ky i fundit më pas i përdorte për të fituara para për vete, sërish në prostitucion.
Policia sekuestroi gjatë operacionit një shumë prej 6 mijë euro, 11 pasaporta dhe dy makina./panorama/a.k