Gjithçka që Eida Karmi do është të shohë familjen e saj.Është dëshira e çdo personi, por ajo nuk është gjyshe si gjithë të tjerat.
Ajo është 115 vjeç dhe mund të jetë emigrantja më e vjetër në Siri.
Siria nuk ekzistonte as si vend në kohën kur ajo ka lindur. Gjatë jetës së saj, ajo i ka parë të dyja luftërat botërore dhe rënien e mbretërishë otomane.
Pasi u arratis nga vendi i saj i lindjes, ajo fle në një kamp refugjatësh në Greqi, qindra kilometra larg familjes së saj në Gjermani.
“Gjëja e vetme që dua është të takoj sërish fëmijët e mi”, thotë ajo për CNN me një vendosmëri që i hedh poshtë të gjitha vitet që ajo mban mbi shpinë.
Një grua me një mision të qartë
Eida mbërriti në kampin e refugjatëve në Moria një muaj më parë, falë mirësjelljes së njohjeve të vjetra familjare, të cilët e mbajtën të sigurt për qindra kilometra.
Emri i heroi të saj është Ahmed dhe së bashku me gruan e tij, Berivanin, e ndihmuan të vinte në Evropë.
Ky është një akt heroik që shumë pak veta do e kishin bërë. Kjo e bën këtë akt akoma më human kur mëson se çifti kishte katër fëmijë të vegjël poshtë moshës 6-vjeçare dhe gruaja e Ahmedit ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të pestë.
Ahmedi udhëtoi nga qyteti i tij Kobani, deri në qytetin e Eidas, Hasakën, duke përshkruar rreth 300 kilometra. Ai shkoi për të pasi të gjithë ishin larguar nga Siria gjashtë muaj më parë.
“E kuptoj se ishte diçka shumë e lodhshme për ty”, i tha Eida Ahmedit kur e pyetën për stërmundimin e tij. Lidhja mes tyre u bë më e fortë gjatë rrugës dhe ndërveprimeve të tyre.Eida është bërë tashmë pjesëtare e familjes.
“Unë nuk ecja dot dhe nëse s’e bëje ti, s’do e kishte bërë askush. Ti je kujdesur për mua gjatë gjithë udhëtimit”.
Udhëtimi i cili vuri në rrezik jetën e tyre nga Kobani për në Turqi, zgjati tre muaj plus një tjetër në të cilin provonin rrugë të ndryshme nga Turqia për në Greqi. Ahmedi përshkroi gjithashtu se si ata u përpoqën të kalonin nga kufiri verior, por autoritetet Greke i kthyen mbrapsht.
Ai shprehet se si pagoi kontrabandistët për të ndërmarrë udhëtimin e shkurtër por të rrezikshëm nga deti.
Eida dhe familja e saj e re, janë vetëm shtatë persona nga 94,642 të tjerët, të cilët kanë ndërmarrë udhëtimin nga deti.
Kampi Moria, në të cilin ata po qëndrojnë, është shtëpia e 4000 emigrantëve, deklaron qeveria Greke.
Cili është destinacioni tjetër?
Eida është një hap larg familjes së saj, që tashmë janë në Gjermani dhe u larguan nga Siria pesë vjet e gjysmë më parë. I shprehur për CNN nga Gjermania, nipi i saj Samiri thotë: “Mezi po e presim ditën kur të ritakohemi”.
Eida është gati për ndalesën e saj të radhës: Athinën, ndërkohë që pret vendin më të afërt për t’u çlodhur së bashku me Ahmedin i cili paraqet dokumentet e tyre për nisje.
Sapo grupi të arrije në Athinë, Eida shpreson të fitojë azil në Gjermani ndaj programit të bashkimit familjar.
Giorgos Kosmopoulo, një studiues për të drejtat e emigrantëve azilantë, thotë se historia e Eidës është shokuese dhe ajo ka disa opsione.
“Në një farë mënyrë ajo është më fat, thotë ai.”Ajo ka mundësinë të udhëtojë në Greqi dhe të bashkohet me familjen e saj në Gjermani”.
Ai shton se për shumë të tjerë që nuk kanë familje në Evropë, ishulli është “një burg i hapur” ku emigrantët duhet të presin për muaj të tërë në kushte tmerruese.
S’mund ta vazhdoj këtë udhëtim pa ty
Ahmedi do ta dërgojë familjen e tij në Austri, por se si ai do e arrijë këtë gjë, kjo është e paqartë.
Ndërkohë që koha e tyre së ndenjuri bashkë po zvogëlohet, ai është përpjekur ta bëjë gati Eidën për ndarjen.
“Pa ty”, e pyet ajo, duke tundur kokën. “S’mund ta bëj këtë udhëtim pa ty”.
Në këtë pikë familjes i ndalohet të udhëtojë për shkak të një gabimi në dokumentet e tyre.
“Erdha këtu dhe më thanë se nuk mund të udhëtoja”, tha Ahmedi i lodhur dhe i ngrysur. “Kthejini njerëzit pas nëse nuk i doni. Shitëm gjithçka kishim për të qenë të sigurt dhe tani jemi në këtë situatë të vështirë”.
Me pasaportë në dorë Eida e pyeti Ahmedin, se pse nuk mund të hipnin në anije. Ai përpiqet t’ia shpjegojë por nuk di si. Shikimi në sytë e tij shpjegon situatën dhe Eida tund kokën e zhgënjyer.
“Ku është humanizmi? Këtu nuk ka aspak humanizën”, thotë Ahmedi.
Ata s’kanë zgjidhje tjetër veçse të ikin sepse anija u nis. Një organizatë jo-qeveritare vjen në shpëtim kur sheh se familja nuk ka ku të shkojë dhe u ofron një vend për të fjetur në një kamp refugjatësh.
Dy ditë më vonë, Eida, Ahmedi dhe familja e tij hipin në bordin e anijes për në Athinë dhe do mendojnë për lëvizjen e tyre të ardhshme.
115-vjeçarja është tashmë një hap më afër përmbushjes së misionit të saj dhe s’do heqë dorë derisa të jetë në krahët e familjes së saj./tvklan.al