Një avion është parë duke ardhur rrotull mbi qiellin e Kavajës, banorët e së cilës kanë bërë foto e i kanë publikuar në portalin “Jeta osh qef”. Sipas tyre, “avioni mbi autostradën Kavajë-Rrogozhine, ne drejtim të Divjakës” “nuk po gjen vend ku të ulet”.
Një ditë më parë, deputeti demokrat Asllan Dogjani dha alarmin në Kuvend se një avion me drogë është ulur në Gjirin e Lalëzit. Menjëherë reagoi Policia e Durrësit, e cila pohoi se avioni ka qenë me turistë, dhe ka fluturuar nga ora 16:00 deri në 17:00 mbi Gjirin e Lalzit, por nuk është ulur.
“Një avion sportiv turistik ka fluturuar nga ora 16:00 deri në 17:00 mbi Gjirin e Lalzit.
Shërbimet e policisë kufitare kanë ndjekur avionin nëse do ulej në Gjirin e Lalzit, por nuk është ulur. Avioni sportiv kishte plan fluturimi të miratuar nga Aviacioni Civil. Avioni kishte itinerar Rinas-Gjiri i Lalzit- Rinas, por pa ndalesë në Gjirin e Lalzit. Gjithë autoritete policore kanë qenë në gatishmëri nëse avioni do ulej por avioni nuk është ulur në asnjë vend”, bëri të ditur Policia e Durrësit.
BW/d.i.